Miftaraj kërkon reagimin e prokurorisë e policisë për hyrjen e Radojiçiq në Kosovë

Miftaraj kërkon reagimin e prokurorisë e policisë për hyrjen e Radojiçiq në Kosovë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se është në pritje të reagimit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës për ardhjen e Milan Radojiçiq në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se sipas burimeve të veriut, Radojiçiq, ka ardhur të premten në Kosovë.

Miftaraj është shprehur se do të pres të shoh reagimin e prokurorisë dhe policisë nëse vërtetohet se ai është në Kosovë.

“Do të jetë interesant të shohim reagimin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në rast se vertetohet se i njejti ka hyrë në Republikën e Kosovës”,  ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com