Miftaraj: Kuotat më të mira i ka VV me 50 përqind

Miftaraj: Kuotat më të mira i ka VV me 50 përqind

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ka thënë se kuotat më të mira këtë vit i ka Lëvizja Vetëvendosje me 50 për qind, njofton Insajderi.

Sipas tij, VV-ja do të pasohet nga partitë e tjera politike.

“Kush të vendos me qenë subjekt i transfereve politike luani mençur. Zakonisht ata që vendosin në ditën e fundit të afatit kalimtar fitojnë më shumë. Afati pritet të fillojë nesër dhe do jetë I hapur për 30 ditë. Kuotat më të mira këtë vit i ka VV me 50% pasuar nga partitë tjera politike. Urime dhe suksese kandidat potencial!”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook.

Të hënën, ai tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ua pamundëson Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Faton Topallit e shumë të tjerëve që ishin dënuar për vepra penale dhe me kusht, të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

Vendimet e Qeverisë mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, thuhet në vendimin e Kushtetueses. /Insajderi.com