Miftaraj: Nga aksioni i sotëm duket se janë konfiskuar dy valixhe me para

Miftaraj: Nga aksioni i sotëm duket se janë konfiskuar dy valixhe me para

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se në aksionin e sotëm (e mërkurë) të Policisë së Kosovë janë konfiskuar dy valixhe me para, njofton Insajderi.

Për këtë operacion policor, i cili u zhvillua në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Miftaraj ka lavdëruar prokurorin e rastit Rafet Halimin dhe zyrtarët policorë.

“Nga aksioni i sotëm si duket dy valixhe me euro qenkan konfiskuar. Banknotat 500, 200 dhe 100, aty këtu edhe 50. Jo pak, por shumë, me qindra mijëra euro.

E në këtë rast, nëse përfundon si duhet lënda, një përgëzim për prokurorin e rastit, Rafet Halimi dhe të gjithë zyrtarët policorë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Insajderi.com