Mijëra eurot e shtetit që Daci kishte shpenzuar për syze dhe dhëmbë të rinj

Mijëra eurot e shtetit që Daci kishte shpenzuar për syze dhe dhëmbë të rinj

Pesë vjet pasi kishte rregulluar dhëmbët me porcelan “për t’u dukur bukur si kryetar Kuvendi” e kishte blerë syze, Nexhat Daci ishte thirrur të përgjigjet para një trupi gjykues nën akuzën se ka kryer vepër penale të përvetësimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës kishte dëshmuar të hënën në një proces gjyqësor lidhur me pesë pika të akuzës që rëndojnë mbi të ndërmjet vitit 2003 dhe 2005 në kohën sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Nexhat Daci e kishte pranuar se ka blerë syze në vlerë 590 euro pa e futur dorën në xhep, por ka thënë se këtë e ka bërë para një udhë timit të rëndësishëm për Kosovën.

Të enjtën e 21 dhjetorit, ai është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Një kryeakademik i dënuar dhe i afërt me hoxhën e dyshuar

Si erdhi në krye të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, njeriu i dënuar se bleu syze e rregulloi dhëmbët me para të shtetit dhe lavdëroi hoxhën kontrovers Shefqet Krasniqi. Shkrimet e plota: https://goo.gl/QbtBzU dhe https://goo.gl/r1g9VQ

Posted by Insajderi on Thursday, 21 December 2017

“Para një udhëtimi jashtë Kosovës për interesat e Kosovës me janë dashur syze të dioptrisë 2.5 plus për të qenë me efikas në takimet e mia”, kishte thënë Daci me 2 nëntor të vitit 2010, kur kishte filluar procesi gjyqësorë ndaj tij, sipas raportimit të Kohës Ditore të asaj dite.

“Kam kërkuar nga sekretaria e Kuvendit të Kosovës të shkojë te mjeku im i syve dhe t’i marrë syzet pasi që ai e di çfarë syzesh bart unë për të siguruar efikasitet në takimet e mia”, kishte thënë Daci, duke mohuar të ketë keqpërdorur një cent të buxhetit të Kosovës.

“Zoti e ruajt Shefqet Krasniqin” – Kur kryeakademiku glorifikonte hoxhën e akuzuar për nxitje terrorizmi

Në vitin 2012, Daci ishte dënuar me 18 muaj burg me kusht, ndërsa më vonë me një vendim të një shkalle më të lartë sesa ajo Themelorja ia kishte zvogëluar këtë dënim me një gjobë prej 1 mijë e 500 euro.

Ai kishte mohuar se i ka përdorur syzet e blera me paratë e taksapaguesve. Ai i kishte thënë trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it, Buatier de Mongeot, duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores, Fikrije Krasniqi, se me përgjegjësi absolute nuk ka abuzuar në asnjë moment.

“Kryetari i Parlamentit në atë kohë e ka pasur buxhetin e vet për mallra dhe shërbime. Nuk ka pasur rregullore në atë kohë, nëse do të kishte dhe të thoshte t’i paguaja syzet, i kisha pagu”, ka thënë Daci.

Kur prokurorja e kishte pyetur ish-kryekuvendarin e Kosovës për kryerjen e disa shërbimeve dentare në tetor të vitit 2005 në vlerë prej 950 eurosh, kishte  thënë se asnjëherë në jetë nuk është ofenduar më rëndë.

“Ky ka qenë ofendimi më i madh në jetën time”, kishte thënë Daci dhe ka vazhduar të fliste.

“Në të njëjtën kohë për të cilën bëhet fjalë, unë i kam rregulluar dhëmbët bashkë me gruan, djalin dhe renë”, kishte vazhduar ai. Daci kishte thënë se që nga koha kur ka hyrë në politikë menaxhimin e buxhetit familjar e ka marrë bashkëshortja e tij.

ASHAK zgjedh për kryetar një politikan të korruptuar

“Pas disa ditësh ka shkuar bashkëshortja ime t’i paguante ato shërbime, por kur ka shkuar dentisti i ka thënë se ‘për profan janë paguar nga Kuvendi i Kosovës’ ndërsa pjesën tjetër i ka paguar ajo”, ka rrëfyer ai dhe kishte shtuar se nuk ka pasur nevojë t’i keqpërdorte paratë e taksapaguesve.

Sipas aktakuzës, në shkurt dhe maj të vitit 2005 Nexhat Daci kishte përvetësuar 590 euro të Buxhetit të Kosovës për blerjen e syzeve, ndërkaq në tetor 2005 bashkë me Ahmet Alishanin ka përvetësuar 950 euro për rregullimin e dhëmbëve.

Sipas kësaj aktakuze hetimet kishin  nxjerrë në pah se nga 2003 deri në 2005 janë bërë një sërë shpenzimesh nga Buxheti i Kosovës për nevojat personale të Nexhat Dacit.

“Blerja e syzeve këto ka ndodhur në vitin 2005. Nga analizat e dokumenteve në dosjen hetimore u vu re parregullsi duke qenë se çdo blerje e kalonte shumën 100 euro. Secila dosje e blerjes nuk përfshinte dokumentet e kërkuara në lidhje me vlerësimin e nevojës dhe fillimin e procedurës së blerjes siç parashtrohet me Ligjin mbi prokurorimin”, thuhej në aktakuzë. /Insajderi.com