fbpx

Mijëra krishterë në festën e Lules në Jerusalem

Mijëra pelegrinë krishterë kanë marrë pjesë procesion në festën e Lules në Jerusalem.

Mijëra krishterë në festën e Lules në Jerusalem

Duke mbajtur në duar fletët e palmës së lules dhe degët e ullirit, besimtarët kanë shëtitur nga maja e Bregut të Ullinjtë deri te Qytet i Vjetër, duke kaluar afër Kopshtit të Getsimanit, ku sipas traditës biblike Juda e ka tradhtuar Jezusin.
Policia izraelite ka vlerësuar se në procesion kanë marrë pjesë rreth 15.000 njerëz.
Festa e Lules është festë në të cilën krishterët e festojnë hyrjen e Jezusit në Jerusalem, gjithnjë shtatë ditë para Pashkëve, në fillim të Javës së Madhe./Insajderi.com.