Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër masave të shtetit lidhur me Covid-19

Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër masave të shtetit lidhur me Covid-19

Mijëra veta kanë dalur në protesta në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, për shkak të ndalesave të bëra lidhur me epideminë Covid-19.

Demonstruesit thanë se masat përfshirë vendosjen e detyruar të maskave, dhunojnë të drejtat dhe liritë e tyre, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Gjermania është prekur më pak se shumica e vendeve tjera evropiane, por rastet janë duke u rritur secilën ditë.

Të premten u regjistruan 900 raste me Covid dhe 7 vdekje.

Në protestën e cila u quajt “Dita e lirisë” morën pjesë së paku 15.000 veta.

Protestuesit mbanin sllogane si “Korona, alarm i rrejshëm” dhe “Jemi të detyruar të mbajmë maska”.

Reporteri i BBC në Berlin, Damian McGuiness, tha se disa prej protestuese janë teoristë konspirativ që nuk e besojnë ekzistencën e epidemisë, ndërsa të tjerët janë njerëz të zakonshëm që refuzojnë të i binden vendimeve të shtetit për pandeminë.

Protesta është paqësore por askush nuk është duke vendosur maska apo duke mbajtur distancë sociale.

“Kërkesa jonë është të kthehet demokracia. Të ndalohen këto ligje që janë imponuar, të i heqim maskat që na ka shëndrruar në skllevër,” tha një grua nga protesta./Insajderi.com