Mijëra protestues po tentojnë të mbyllin autostradën në Çikago, kjo është arsyeja

Mijëra protestues po tentojnë të mbyllin autostradën në Çikago, kjo është arsyeja

Mijëra protestues po tentojnë të mbyllin autostradën “Dan Ryan” në Çikago, për të shprehur protestën e tyre ndaj rritjes së numrit të vrasjeve në qytet.

Protesta është organizuar nga prifti Michael Pfleger i kishës së Shën Sabina në Çikago, i cili ka bërë të ditur se mbyllja e autostradës ka qellim për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve ndaj dhunës së vazhdueshme me armë në qytet.

Forca të mëdha policore kanë dal për gjatë rrugës, duke mos i lënë protestuesit që t’i mbyllin të gjitha korsitë e autostradës.

Policia e Çikagos ka njoftuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë kryer 252 vrasje dhe ka pasur 1100 incidente me armë zjarri, që krahasuar në shifra me vitin e kaluar ka një rënie./kp