Pos Kosovës nga Bashkimi Evropian vaksina përfitojnë edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor

Pos Kosovës nga Bashkimi Evropian vaksina përfitojnë edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit, Ursulua Von Der Layen, ka dhënë lajmin se Bashkimi Evropian do të dhurojë vaksina për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kosova do të përfitojë 95 mijë vaksina nga maji e deri në gusht.

Ndërsa, Shqipëria do t’i ketë në dispozicion edhe 145.000 doza vaksinash.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Evropian do të dhurojë 119.000 vaksina.

Nga ky donacion më së shumti do të përfitojë, Bosnja dhe Hercegovina me 214.00 vaksina, ndërsa Mali Zi 42.000.

Serbisë do t’i dhurohen 36.000 sosh, por shteti serb ka filluar ndër të parët vaksinimin – në masë të madhe po furnizohet me vaksina ruse dhe kineze. /Insajderi.com