Mike Tyson vs Evander Holyfield – Pregaditjet kanë filluar

Mike Tyson vs Evander Holyfield – Pregaditjet kanë filluar

Bota e boksit, ndoshta nuk kishte ndeshje e përballje më të zjarrta se ato në mes të Mike Tyson dhe Evander Holyfield, por duket se akoma nuk ka mbaruar ky rivalitet.

Të dy boksierët, kanë filluar përgatitjet e tyre për një përballje tjetër në mes tyre. Mike tyson ka kohë që është duke bërë përgatitje fizike, për një rikthim në boks dhe ai ka punuar me legjendën e MMA, Vitor Blefot, i cili është një nga ekspertët për të rithyer kondicionin dhe formën e duhur, raporton Insajderi.

Në anën tjetër, Evander Holyfield, ka postuar një fotografi me Wladimir Klitschko, me përshkrimin “Rretho veten me më të mirët”, duke dhënë sinjale se ai po punon me ukrainasin për të rikthyer formën e tij dhe për tu përgatitur sa më mirë teknikisht ndaj Mike.

Ndeshja në mes tyre, do të ketë karakter humanitar, por duket se boksierët kërkojnë të lënë gjurmë në rikthimet e tyre dhe të dy kanë paralajmëruar se kjo ndeshje do të jetë shumë serioze./Insajderi.com.