Miku i Bajram Rexhepit: Tri herë kam qenë para pushkatimit, por e kam pasur më lehtë se sot

Miku i Bajram Rexhepit: Tri herë kam qenë para pushkatimit, por e kam pasur më lehtë se sot

Miku i ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepit, kirurgu, Faik Bllata ka thënë se është shumë i pikëlluar kur ka marr lajmin për vdekjen e mikut të tij.

Në një intervistë për emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova Bllata ka treguar për bashkëpunimin që ka pas ai me Rexhepin gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Gjatë luftës kam qenë tri herë para pushkatimit, e kam pasur më të lehtë se sot kur morra lajmin për vdekjen e Bajram Rexhepit. E kam pas shok e kam pas vëlla, prej kur kemi filluar studimet më pas kemi bërë shumë intervenime të përbashkëta kirurgjike”, ka pohuar ai.

Bllata është shprehur se për “Doktor Bajram Rexhepi, do të mësojnë fëmijët gjeneratë pas gjenerate”, shkruan Insajderi.

“Është vështirë të gjenden fjalët e të flitet për burrërinë e tij, punën, patriotizmin, ai ka qenë njeri komplet i fjalës i besës, i dashur për popullatën”.

Bllata po ashtu ka treguar edhe për punën që Rexhepi ka bërë gjatë viteve 89-90.

“Kemi pas të vrarë e të plagosur në vitet 89 e 90 dhe asnjëherë nuk jemi lodhur sepse e dinim se po punonim për popullin tonë”, ka shtuar ai, derisa ka folur për punën e përbashkët që kanë bërë me Rexhepin.

“Kur e largua nga puna, i thashë se edhe unë po largohen pasi nuk punoj pa ty”.Por ai më bindi që të kthehem në punë sepse më tha i duhemi popullit tonë”, ka thënë Bllata. /Insajderi.com