Miku i afërt e zbulon: Së shpejti do të martohet Shpat Kasapi

Miku i afërt e zbulon: Së shpejti do të martohet Shpat Kasapi

Këngëtari Shpat Kasapi, u rikthye sërish në qendër të mediave me të rejat nga jeta private.

Ai u fejua me modelen nga Shqipëria, Selvije Jao, me të cilën duket se shumë shpejt dashuria e tyre do të kurorëzohet me martesë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur një nga miqtë e këngëtarit, përmes një postimi në ‘InstaStory’.

Fjala është për aktorin Rezart Veleshnja, i cili publikoi në ‘InstaStory’ një fotografi të çiftit, duke u shprehur se lajmi për martesën e tyre ishte dhurata më e mirë që mori për ditëlindje.

 

“Kjo është dhurata më e bukur që mora për 35-vjetorin që ju do të martoheni shumë shpejt mora vesh! Rrofsh vëllai im, Selvije Jao, je motër”, ka shkruar Rezarti në InstaStory.

Siç duket aktori dhe miku i afërt i çiftit është në dijeni për datën e martesës së çiftit, ku tashmë duket se kanë vendosur të jenë përgjithmonë në krahët e njëri tjetrit.

Këngëtari  kohëve të fundit nuk është mjaft aktiv në muzikë, duket se është më  shumë i përkushtuar në  jetën private.\Insajderi.com