Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet ditën e hënë. Kështu ka bërë me dije për Gazetën Express, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci.

" />

Mikullovci: Seanca mund të mbahet të hënën

Mikullovci: Seanca mund të mbahet të hënën

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet ditën e hënë. Kështu ka bërë me dije për Gazetën Express, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci.

Ai ka thënë se data dhe dita ende nuk janë zyrtare, mirëpo pritet që seanca të mbahet ditën e hënë.

“Ende nuk e kemi përfundimtare ditën. Mirëpo, po besojmë që seanca e radhës do të mbahet në ditën e hënë”, ka thënë të enjten për Express, Mikullovci.

E ndërkohë Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as sot të zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët, pasi që në sallën e Kuvendit nuk kanë qenë të pranishëm deputetët e koalicionit PAN. Aty nuk kanë qenë të pranishëm as deputetët e komuniteteve pakicë.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të koalicionit LAA.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti Adem Mikullovci tha para 61 deputetëve të pranishëm, se në mungesë të deputetëve nga koalicioni PAN, seanca ndërpritet dhe do të vazhdojë një ditë tjetër.

E ndërkohë zyrtarë të koalicionit PAN kanë bërë me dije se nuk marrin pjesë në seancën e radhës pa u plotësuar kushtet që ata i kanë vënë në mbledhjen e kryesisë të mbajtur të mërkurën.

Ata kanë kërkuar ditën e djeshme që të mërkurën e ardhshme të mbahet edhe një takim tjetër konsultativ dhe vetëm atëherë edhe të caktohet seanca