Milaim Zeka njofton se ka humbur “njeriun më të dashur” nga COVID-19

Milaim Zeka njofton se ka humbur “njeriun më të dashur” nga COVID-19

Gazetari dhe ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, ka njoftuar përmes llogarisë në Facebook se ka vdekur nga Coronavirusi, babai i gruas së tij, Sul Qefalija, njofton Insajderi.

Zeka ka shkruar se “kam humbur njeriun më të dashur të jetës time. Shkoi për në botën tjetër Sul Qefalija, babai i nuses time”.

Ai ka treguar se shkak i vdekjes ishte infektimi me COVID-19,.

“Nuk ka fjalë që e përshkruan burrërinë, intelektin dhe njërezillëkun e tij. Nuk i përballoi Covidit. Shkoi në atë botë, duke na lënë një oqean me kujtime!”, thuhet në statusin e Zekës në Facebook.