Milaim Zeka pretendonte se e dinte kush është në listën e veteranëve të rrejshëm

Milaim Zeka pretendonte se e dinte kush është në listën e veteranëve të rrejshëm

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka që u arrestua gjatë ditës së djeshme, në një serial komik kishte thënë se e ka listën e veteranëve të rrejshëm.

Zeka pretendonte se ai e dinte se cilët janë personat të cilët nuk janë veteranë të vërtetë.

“E kam listën, a bënë me ta dhënë listën por me një kusht mos mi kallxu kërkujt. Listën ma mirë këqyre vetë se nashta nuk beson”, thoshte në serialin “Çka ka shpija”.

Zeka ështa arrestuar dje pas kërcënimeve ndaj Prokurorit Special Afrim Shefki, i cili ka ngritur aktakuzën për mashtrim me viza të më shumë se 900 kosovarëve.

Deputeti Zeka në një intervistë në T7 më datë 24 shtator ku ka thënë se do të ndjek prokurorin Afrim Shefkiu me gjyqe e kanun por edhe privatisht.

“Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyqe, me kanun dhe privatisht’, dhe kështu tek i dëmtuari Afrim Shefkiu ka shkaktuar ndjenjën e frikës”, kishte thënë ai.

Në seancën për caktimin e paraburgimit prokurori i shtetit Rexhep Maqedonci ka paraqitur kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë me anë të së cilës kërkohet që deputetit Milaim Zeka, t’i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Maqedonci ka thënë se me kanosjen që i dyshuari Zeka i ka bërë prokurorit Afrim Shefkiu, tek ky i fundit ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe të ankthit.