Milan e fillon me fitore në Serie A

Milan e fillon me fitore në Serie A

Skuadra milaneze, ka arritur të shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Bologna-s në “San Siro”, njofton Insajderi.

Të dy golat e fitores, për Milanin u shënuan nga veterani boshnjak, Zlatan Ibrahimovic.

Në minutën e 35’ të takimit, Ibrahimovic shënoi për 1:0, dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ibrahimovic shënoi nga penalltia, për të vulosur fitoren e Milanit në minutën e 50’ të takimit.

Gjiron e dytë, Milan e zhvillon në transfertë te Crotone, ndërsa Bologna është vendase e Parmës. /Insajderi.com