Milan mposht dy Manchesteret, rrëmben talentin norvegjez

Milan mposht dy Manchesteret, rrëmben talentin norvegjez

Skuadra italiane, “nga qyteti i modës”, Milan ka arritur të mposht interesimin e dy skuadrave nga Manchesteri, United dhe City, për të rrëmbyer shërbimet e talentit norvegjez, Jens Petter Hauge, njofton Insajderi.

Skuadra e Stefano Piolit, brenda 48 orëve të ardhshme, pritet të mbyll marrëveshjen me talentin norvegjez, pasi “rossonerët” tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit.

Nga ajo që shkruan Fabrizio Romano në Twitter, Milan “është i sigurt” në transferimin e Hauge në ditët e ardhshme nga ekipi Bodo Glimt.

Lojtari 20 vjeçar, pritet t’i kushtoj arkave të klubit milanez rreth pesë milionë euro, një shumë e përballueshme për drejtuesit e Milan. /Insajderi.com