Milan pranë transferimit të sulmuesit të Chelseas

Milan pranë transferimit të sulmuesit të Chelseas

Pasi dështoi në pistën Morata, skuadra e Milanit i ka hedhur sytë në të tjerë objektivë.

Emri i fundit i cili po qarkullon për sulmin kuqezi është ai i futbollistit të Chelsea, Diego Costa.

Sipas burimeve të “Sky Sports”, drejtues të Milanit kanë zhvilluar një takim me agjentin e Diego Costas, Jorge Mendes në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët për të transferuar spanjollin në “San Siro”.

Tani mbetet në dorën e sulmuesit nëse do të kthehet tek Altetico Madrid apo do të provojë aventurën e re në Itali.