Milan pret në “San Siro” mysafirët nga Torino, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A, njofton Insajderi.
Në këtë takim, Milan kërkon të rikthehet te fitorja, pasi në ndeshjen e kaluar ishte mundur nga Juventus.
Në anën tjetër, Torino kërkon rezultat nga kjo transfertë, pas barazimit në shtëpi me Veronën.
Tekniku italian, Stefano Pioli të do luajë me skemën e zakonshme të Milanit me 4-2-3-1, ndërsa Marco Giampaolo do të filloj ndeshjen me 3-5-2.
Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Tonali; Castillejo, Brahim Diaz, Hauge; Leao
Torino: Sirigu; Izzo, Lyanco, Bremer; Singo, Gojak, Lukic, Rincon, Rodriguez; Verdi, Belotti. /Insajderi.com