AC Milan e ka fituar përballjen e parë në Serie A, pas vazhdimit të kampionatit nga pandemia.
Skuadra kuq e zi arriti ti shënoj katër gola në udhëtim te Lecce.
Për Milan shënuan Castillejo, Bonaventura, Rebic dhe Leao, kurse për ekipin vendës Mancosu.
Milan për herë të fundit, katër gola një skuadre në Serie A ja ka shënuar ekipit Sassuolo më 30 shtator 2018.
Me këtë fitore, Milan ngjitet në vendin e shtatë me 39 pikë nga 27 ndeshje, kurse Lecce në pozitën e 18-të me 25 pikë.
/Insajderi.com/