Milan, suksesi në një anë dhe rekordi i penalltive në favor në anën tjetër

Milan, suksesi në një anë dhe rekordi i penalltive në favor në anën tjetër

Milani rikthehet te fitorja, pas katër ndeshjesh radhazi në të gjitha kompeticionet, ku kjo shije kishte munguar. Gjithsesi, edhe të dielën ndeshja u zhbllokua nga ‘kuqezinjtë’ me anë të një 11- metërshi, i cili është i 15-ti i fituar prej tyre në këtë kampionat, njofton Insajderi.

Por duke iu referuar statistikave OPTA dhe detajeve që ato kanë nisur të grumbullojnë nga sezoni 2005-2006, vetëm Lazio (18) dhe Genoa (16), gjatë sezonit të kaluar, kanë fituar më shumë penallti sesa Milani, brenda një viti futbollistik.

Dhe ndoshta, duke ruajtur këtë “trend”, Milani deri në fund të Serisë A sivjet pritet të vendosë një rekord të ri 11-metërshash brenda një sezoni të vetëm. /Insajderi.com