Milan vs Cagliari – formacionet zyrtare

Milan vs Cagliari – formacionet zyrtare

Duke filluar nga ora 20:45 Milani do të presë në “San Siro” skuadrën e Cagliarit, teksa kuqezinjtë vijnë me objektivin e qartë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, njofton Insajderi.

Barazimi i Beneventos me Crotonen ka sjellë qetësi tek të dyja ekipet, teksa Cagliari nisi festën e mbijetesës në Serinë A para sfidës me Milanin në hotelin ku po akomodohej skuadra.

Nga e gjithë kjo situatë mund të përfitojnë kuqezinjtë, të cilët luajnë përballë një Cagliari pa objektiva, dhe tre pikë për Milanin do të ishin shumë të rëndësishme para sfidës direkte që do të luajnë me Atalantën fundjavën tjetër. Fitorja e Juves, Napoli dhe Atalantës ua bën kuqezinjve detyrim triumfin në këtë sfidë.

Tekniku Stefano Pioli ka vendosur të hedhë në fushë ekipin me rreshtimin 4-2-3-1, teksa nga minuta e parë do të jetë zbulimi i momentit Brahim Diaz ndërsa kroati Rebiç do të marrë përgjegjësinë e madhe për të zëvendësuar Ibrën i cili e ka mbyllur sezonin për shkak të dëmtimit në gju.

Nga ana tjetër Cagliari do të rreshtohet me formacionin 3-4-3 ku sulmi përbëhet nga Nainngolan, Pavoleti dhe Joao Pedro. /Insajderi.com