Milan vs Udinese – formacionet

Milan vs Udinese – formacionet

Në orën 20:45 do të startojë sfida Milan-Udinese, e vlefshme për javën e 25-të në Serie A italiane, njofton Insajderi.

Në këtë sfidë skuadra e Stefano Piolit vjen pas fitores së rëndësishme ndaj Romës në transfertë, ku ‘kuqezinjtë’ dëshirojnë një tjetër sukses për të vijuar me rezultatet pozitive dhe për të krijuar vazhdimësinë që kishte në javët e kaluara.

Milani vjen me mungesa të rëndësishme në këtë takim ku mungon Ibrahimoviç për arsye dëmtimi dhe për arsye të pjesëmarrjes së tij në Sanremo, Mario Mandzukiç, Bennacer dhe Calhanoglu të cilët janë të dëmtuar.

FORMACIONET ZYRTARE –

MILAN – (4-2-3-1): Donnarumma; Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Kessie; Castillejo, Brahim Diaz, Rebiç; Leao. Trajner: Stefano Pioli.

UDINESE – (3-5-1-1): Musso; Becao, Bonifazi, Nuytinck; Molina, De Paul, Makengo, Arslan, Zeegelaar; Pereyra; Nestorovski. Trajner: Luca Gotti. /Insajderi.com