Milani bie në Genoa

Milani ka pësuar disfatë të thellë nga Genoa, vetëm tri ditë pas fitores së madhe ndaj kampionit aktual të Italisë, Juventus.

Milani bie në Genoa

Genoa ia ndalin hovin skuadrës së Vincenzo Montellas që e mposhti me rezultat 3-0.

Goli i parë erdhi me të filluar ndeshja që në minutën e 11-të. Nikola Ninkovic shënoi një gol me kokë pas një harkimi nga e djathta.

Në pjesën e dytë, Genoa shënoi edhe dy herë të tjera me anë të një autogoli të Kuckas dhe golit të Pavolettit.

Pas kësaj humbje Milani mbetet në pozitën e dytë me 12 pikë, dy më pak se Juventusi që ka 21 dhe një ndeshje më pak të Zhvilluar. /Insajderi.com