Milani largon përforcimin më të shtrenjtë të verës në afatin e janarit

Milani largon përforcimin më të shtrenjtë të verës në afatin e janarit

Ishte blerja e bujshme e Milanit në verë, por mesfushori mund të largohet në janar.

Ka qenë një gjysmësezon shumë zhgënjyes për mesfushorin turk të Milanit, Hakan Çalhanoglu.

Për turkun kishte pritshmëri të mëdha kur u transferua në verë të kuqezinjtë, por deri tani ka dhënë shumë pak nga çfarë pritej.

Siç raporton gazeta gjermane Sport Bild, 23-vjecari mund të largohet në janar për të rigjetur formën e dikurshme.

Për lojtarin interesohet dy ekipet e mëdha turke, Fenerbahçe dhe Galatasarai, të cilat e dëshirojnë atë në formë huazimi.

Megjithatë, Milani nuk është shumë i interesuar për të huazuar mesfushorin, por ngelet për tu parë edhe dëshira e lojtarit.