Milani që nuk di për humbje, sonte përballet në derbi me Romën

Milani që nuk di për humbje, sonte përballet në derbi me Romën

Në Serie A sonte zhvillohet derbi në mes Milanit e Romës, që konsiderohet krye-ndeshja e kësaj xhiroje.

Milani e ka filluar në mënyrë mbresëlënse kampionatin pasi nga katër ndeshje ka katër fitore, njofton Insajderi.

25 ndeshje kanë kaluar dhe ekipi i  Stefano Pioli nuk di për humbje. Në xhiron e fundit Milan e mposhti Interin, në njërin nga derbit më të mëdhenj lokal në botë.

Ndërsa, Roma filloi keq kampionatin, me një humbje e barazim. Por, skuadra e kryeqytetit ka fituar dy ndeshjet e fundit në Serie A.

Kështu sonte pritet të zhvillohet një ndeshje interesante, Milan që kërkon të qëndrojë në pozitën e parë e Roma që kërkon të zvogëlojë diferencën me Milanit, që momentalisht është pesë pikë.

Dueli fillon në ora 20:45 dhe do të jetë një test i madh për formën e Milanit. /Insajderi.com