Milanit i dëmtohen dy futbollist ndaj Torinos

Milanit i dëmtohen dy futbollist ndaj Torinos

Dëmtimet dhe mungesat po rëndojnë shumë Milanin. Në sfidën kundër Torinos, dy prej futbollistëve “kuqezinj”, Sandro Tonali dhe Brahim Diaz lanë fushën të dëmtuar, njofton Insajderi.

Mesfushori i qendrës u nxor jashtë fushe me barrelë teksa pësoi goditje në pulpën e majtë të këmbës.

Fat të keq pati dhe lojtari spanjoll Diaz. Mesfushori i ofruar Milanit nga Reali shkoi në dhomat e zhveshjes dhe raportohet se ka fashuar këmbën e majtë dhe e ka të vështirë ta tendosë.

Gjithçka do të zbardhet nga analizat mjekësore pas sfidës. /Insajderi.com