Miley Cyrus dhe Calvin Harris me “ONLINE Rent a Car” në Prishtinë

Miley Cyrus  dhe Calvin Harris me “ONLINE Rent a Car” në Prishtinë

ONLINE Rent a Car zyrtarisht do të përkujdeset për transportin e të gjithë VIP-ave që do të jenë pjesë e festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

Me datat 2, 3 dhe 4 gusht, ONLINE Rent a Car do te jetë ekskluzivisht i dedikuar për transportimin e këngëtareve me famë botërore që do të jenë në Prishtinë, si Miley Cyrus dhe Calvin Harris e shumë artist të tjerë të mëdhenj.

Ndërsa për ndjekësit e ngjarjes është kontraktuar Online Taxi, që do të jetë enkas për të gjithë ata që do ta ndjekin festivalin. ONLINE Rent a Car dhe Taxi do ta mbulojnë në tersi transportin Prishtinë – Gërmi përgjatë këtyre datave.