Miley Cyrus na kthen në vitin 2014 me një tjetër performancë të MTV VMA ku lëkundet në një top gjigand

Miley Cyrus na kthen në vitin 2014 me një tjetër performancë të MTV VMA ku lëkundet në një top gjigand

Miley Cyrus kurrë nuk zhgënjen në MTV VMA dhe as vit nuk ishte ndryshe, pavarësisht distancës sociale dhe festimeve virtuale

Këngëtarja e performoi në këtë ceremoni këngë e saj “Midnight Sky” për herë të parë ‘live’. Ajo zgjodhi një stil performance që është si tribut i performancës së vitit 2013, e cila dha famë të madhe.

Miley u shfaq e veshur me të zeza, me buzë të kuqe, e mbajtur nga një top metalik disko-je, me një prapavijë të bardhë pas saj. Prapavija u bë e kuqe e ndezur kur Miley thotë tekstin “Unë jam lindur për të ikur, nuk i takoj askujt, jo nuk kam nevojë të më duash ti”.

“7 vjet që kur performova këngën ‘Wrecking Ball’, koncepti im për kohën është shumë konfuz. Duket sikur ka ndodhur para shumë kohësh, e në të njejtën kohë sikur ka ndodhur dje”, ka thënë Miley./Insajderi.com