Miliarda dollarë dhurohen për katedralen e Notre Dame por ende nuk mund të rregullojmë problemet në planet

Miliarda dollarë dhurohen për katedralen e Notre Dame por ende nuk mund të rregullojmë problemet në planet

Objektet historike si katedralja e Notre Dame janë simbole të rëndësishme të kulturës dhe shumë njerëz do të identifikohen emocionalisht e këto objekte ashtu siç identifikohen me kulturën, shkruan Insajderi.

Sidoqoftë, katedralja është vetëm një ndërtesë dhe disa pjesë të saj të djegura tani më janë bërë probleme kryesore botërore.

Objekte historike shkatërrohen rreth botës çdo ditë, por këto humbje shpesh injorohen ose shpesh edhe festohet për humbjen e tyre.

Nuk ka kurrë një thirrje globale kur një tokë e rëndësishme shkatërrohet për t’i bërë vend gypave të ujit, apo kur arkitektura është shkatërruar dhe e zëvendësuar më dyqane mallrash.

Njëjtë ndodh edhe në Lindjen e mesme dhe Afrikë, kur ndërtesat dhe artefaktet humben nga bombat e lëshuara në këto vende dhe askush nuk i kushton vëmendje, edhe pse kot relike historike janë trashëgim i civilizimin të hershëm.

Në rastin e Notre Dame, donacionet kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës.

Afër 1 miliard dollar janë mbledhur për të restauruar katedralen, donacione këto të cilat vijnë më shumë nga njerëzit e pasur të cilat qëndro0jën pas linjave të njohura si Gucci, Louis Vuitton dhe Apple.

Paralelisht me këtë ngjarje, vendet si Puertio Rico po hasin në vështirësi për të mbledhur para për tu rimëkëmbur nga fatkeqësia natyrore e cila ndodhi një vit më parë.

Varfëria dhe pamundësia për strehim janë shumë të përhapura në shoqëri, me një përqindje shumë të madhe të njerëzve që punojnë shumicën e ditëve dhe ende nuk mund t’i përballojnë nevojat bazike jetësore si ushqimin dhe strehimin.

Duke i konsideruar tërë këto probleme që po e kërcënojnë civilizimin njerëzor dhe jetën e kafshëve në planet, duke shumë e pavend që shumë njerëz rreth botës i japin prioritet monumenteve kulturore të zëvendësueshme më shumë sesa jetës së njerëzve dhe mirëmbajtjes së planetit të cilin ata e quajnë shtëpi.

Sidoqoftë, kjo sjellje është tipike e shoqërisë sonë, kjo është edhe arsyeja pse ne kemi probleme si lufta, varfëria dhe specie në rrezik.

Njerëzit e adhurojnë kulturën e tyre si zotin, por e trajtojnë botën e tyre natyrore dhe njerëzit e tjerë si bisha për t’i luftuar dhe kontrolluar.

Kjo bamirësi e madhe e cila u bë për nderë të katedrales në një kohë kaq të shkurtër tregon se njerëzit mund të tregohen të dhembshur, dhe paratë për rregulluar problemet e ndryshme në botë mund të mblidhen shumë lehtë.

Ky dështim i prioriteteve është kryesisht faji i medieve globale, që largohen nga raportimi i luftërave, problemeve mjedisore apo kushteve ekonomike të cilat mund t’i bëjnë sponsorët e tyre të duken keq.

Njerëzit e botës janë në përgjithësi të mirë, ata janë thjesht duke u mashtruar nga kulturat që ata adhurojnë./Insajderi.com