Miliarderi australian ishte përjashtuar nga karantinimi – ishte kthyer me aeroplan privat nga Amerika 

Miliarderi australian ishte përjashtuar nga karantinimi – ishte kthyer me aeroplan privat nga Amerika 

Australia kishte përjashtuar nga karantinimi miliarderin australian, Kerry Stokes dhe gruan e tij pasi ata ishin kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), me avion privat, dy javë më parë.

Qendra e Koordinimit të Incidenteve të Shëndetit Shtetëror në Australi, ka thënë se zotëri dhe zonja Stokes mund të izoloheshin në shtëpinë e tyre Dalkeith, e jo të mbyllen në një dhomë hoteli si mijëra Australianë të tjerë që ktheheshin nga jashtë, raporton Gazeta Insajderi.

Por, një gjë e tillë nuk është duke ju mundësuar edhe milionerit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacollit, për tu kthyer me aeroplan privat nga Zvicra, pasi që ai nëse kthehet në Kosovë do të duhet të hyjë në karantinë.

Stokes kishte mbërritur në Perth më 8 prill me bordin e tyre “Bombardier BD-700 Global Express”, i cili kishte mbërritur nga Shtetet e Bashkuara ku kaloi nëpër Hawaii.

“Sydney Morning Herald” raportoi disa ditë pasi hynë në fuqi rregullat e karantinës më 28 mars se Stokes ishte mbyllur në Beaver Creek në Kolorado, ku ai zotëron një apartament 15 milionësh, rreth 150 kilometra nga fushat e skive ‘Aspen’.

Një zëdhënës i çiftit kishte treguar se ata ishin liruar nga izolimi pas mbërritjes së tyre në Perth sepse Stokes kohët e fundit i ishte nënshtruar një procedure mjekësore.

“Përjashtimi zbatohet është për gruan e Stokes që e shoqëronte edhe atë, ata kanë qenë në izolom për dy jabë në shtëpinë e tyre në Perth”, ka thënë zëdhënësi i tyre.

Pothuajse 1000 Australianë ishin mbyllur në hotelet e Perth-it në ditët e para pas vendosjes së rregullave të karantinës, ku shumë prej tyre ishin ankuar për rreptësinë e masave. /Insajderi.com