Miliarderi Gates: Bota po bëhet një vend më i mirë

Miliarderi Gates: Bota po bëhet një vend më i mirë

Në vazhdën e uraganeve, sulmeve terroriste dhe hijes së një lufte bërthamore, njeriu ndër më të pasurit në botë zgjedh të shohë pozitivisht.

Miliarderi Bill Gates përmend disa trende, duke filluar nga normat e vdekshmërisë foshnjore po e çojnë botën në një drejtim pozitiv, përcjell Telegrafi.

“Bota po bëhet një vend më i mirë. Ne thjesht nuk dëgjojmë të flitet shumë për gjërat e mira, sepse fokusi është te lajmet negative”, thotë Gates.

Një rënie drastike në normat e vdekshmërisë të fëmijëve nën moshën pesë vjeç, rënie drastike në përqindjen e popullsisë botërore që jeton në varfëri të skajshme, rritje e madhe në numrin e fëmijëve që ndjekin shkollën fillore në mbarë botën dhe numri në rritje i grave në mbarë botën që janë duke u zgjedhur në poste publike, janë disa nga zhvillimet që ai i përmend.

Sipas listës së miliarderëve të Forbes për vitin 2019, Bill Gates renditet i dyti pas themeluesit të Amazon, Jeff Bezos me një pasur prej 96.5 miliardë dollarësh.