Milionat e Melania Trump në blerje: Kush paguan rrobat e saj?

Milionat e Melania Trump në blerje: Kush paguan rrobat e saj?

Kur ajo u bë Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump u përball me një situatë të pakëndshme.

Një JO të madhe asaj i thanë: Tom Ford, Marc Jacobs, Christian Siriano, Philip Lim … thjesht për shkak të qëndrimeve dhe politikave të bashkëshortit të saj, ata nuk dëshironin të dizajnonin as për atë.

Megjithatë, Melanie nuk u shqetësua. Në çdo paraqitje të re zyrtare gëzon gratë në mbarë botën në kombinime të modës të emrave të modës dhe shtëpive si Dolce & Gabbana, Calvin Klein, Diane von Furstenberg, Altuzarra, Dior, Monique Lhuillier, Cristal Louboutin, Ralph Lauren, Hervé Pierre, Givenchy…

Të gjitha rrobat që ajo vesh i blen dhe i paguan me para të saja, dhe këtë praktikë e kanë ndjekur edhe paraardhëset e saj, si dhe disa gra nga shtëpitë mbretërore evropiane.

“Pse njerëzit e pasur kanë nevojë për rroba falas? Melania blen, por ajo nuk ka limit, pasi është e martuar me një njeri të pasur dhe mund të blejë çfarëdo që dëshiron. Ajo di të mbajë rrobat shumë mirë dhe ka një stil të shkëlqyeshëm”, tha veterani i stilistëve Phillip Bloch, i cili e veshi vajzën e Trump, Tiffany për inaugurimin.

Michael Kors lëshoi një deklaratë në të cilën ai kishte pranuar jo zyrtarisht se zonja e parë e bleu krijimin e tij.

“Zonja Trump është një klient i vjetër në dyqanin tonë në Nju Jork. Ajo e kupton mirë se çfarë është më e mira për veshjen e saj”, tha ai.

Projektimi për zonjën e parë nuk është vetëm një privilegj për shumë dizajnues, por gjithashtu kontribuon në popullaritetin e brendshëm dhe në rritjen e të ardhurave. Kështu aksionet e Ralph Lauren kërcyen nga $ 88.19 në $ 90.13 menjëherë pas Melania u shfaq dy vjet më parë në inaugurimin e kostumit të saj blu.

Laura Bush, po ashtu kishte paguar me para të veta rrobat që kishte blerë. Dukesha Kate ndjek protokoll të njëjtë. Ajo për blerje gjatë turneut tetëditorë në Kanada, kah fundi 2016, kishte buxhet rreth 80.000 dollarë.