Milionat që thonë që i kishin para luftës, kush prej politikanëve po mashtron me këtë fakt?

Milionat që thonë që i kishin para luftës, kush prej politikanëve po mashtron me këtë fakt?

Organizata “Çohu” ka thënë se një nga problemet thelbësore është edhe deklarimi i prejardhjes së pasurisë nga paralufta, ose menjëhere pas luftës, diçka që është vështirë  e gjurmueshme nëse është e vërtetë apo jo. Indoks ka intervistuar edhe njerëz nga shoqëria civile, ata flasin  për problemet e Antikorrupsionit. Cilat janë ato?.

Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.

InDoks në këtë episod do të sjell edhe një herë në vëmendjen e publikut pasuritë e njerëzve që e drejtojnë Republikën. Sa peshon ajo pasuri dhe si e bënë atë. Kush është milionerë pa pasur as një kompani e as aksione në biznese. Kush u pasurua pasi hyri në politikë. Janë këto disa pyetje që marrin përgjigje, bashkë edhe me shumë dilema rreth deklarimit të pasurisë së drejtuesve milionerë të një shteti të varfër.