Milionerja gjendet e betonuar në frigorifer

Milionerja gjendet e betonuar në frigorifer

Policia tajlandeze e ka gjetur të vdekur një biznesmene milionere. Trupi i saj u gjet i betonuar në frigorifer me ngrirje të thellë.

Biznesmenja Wannee Jiracharoenying, 58 vjeçe, ishte zhdukur nga data 18 tetor pasi kishte shkuar ta vizitonte një tembull lokal në pjesën veriore të Tajlandës.

Vëllai i saj, Woraphan Juracharoenying, kishte shkuar në këtë vend për ta kërkuar motrën pasi ajo nuk ia kishte kthyer mesazhet në telefon. Befasisht, trupi i saj u gjet i mbuluar me beton në një frigorifer.

Policia është duke e hetuar vrasjen e saj dhe është vënë në kërkim të shoqes së milioneres, e cila është zhdukur që nga zhdukja e biznesmenes.

Nga llogaria bankare e milioneres janë tërhequr shuma të mëdha të parave. Vetura dhe kartela bankare e saj janë zhdukur.

Një zyrtar policor tha se janë duke i kontrolluar të dhënat kufitare për të parë nëse gruaja e dyshuar është larguar nga vendi.

Ai njoftoi se banka e ka informuar policisë se paratë nga llogaria e milioneres janë tërhequr edhe pas vdekjes së saj. Deri tash nga llogaria e saj ishin tërhequr mbi 30 mijë funta.

Policia e gjeti trupin e gruas së ndjerë pasi fqinjët ishin ankuar se një erë e rëndë po vinte nga shtëpia ku ndodhej frigoriferi me trupin e milioneres, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.