Milloshevë: Vdes një fëmijë pasi ra në pus – tjetri po kërkohet

Milloshevë: Vdes një fëmijë pasi ra në pus – tjetri po kërkohet

Ka vdekur një fëmijë në Milloshevë pasi ka rënë në një pus me ujë, ndërsa një tjetër është ende duke u kërkuar në të njëjtin vend, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e një të mituri dhe kërkimin e tjetrit nga njësitë relevante e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Me datë 16.06.2020 rreth orës 15:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Milloshevë dyshohet se dy fëmijë kanë rënë në një pus. Policia me njësitet e saj ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije i moshës rreth 10 vjeçar i nxjerrur nga pusi”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com