Mimoza Kusari-Lila nuk do të jetë ministre në “Qeverinë Kurti 2”

Mimoza Kusari-Lila nuk do të jetë ministre në “Qeverinë Kurti 2”

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, nuk do të mbajë ketë pozitë ekzekutive në “Qeverinë Kurti 2”

Kjo lidhet me aktakuzën e Gjykatës Supreme ndaj saj.

“Unë jam deklaruar se unë nuk do të marrë post ekzekutiv dhe arsye është krejtësisht personale ka të bëjë me rrethanat të cilat janë krijuar në situatën time pas ngritjes së aktakuzës konsiderojë që është e padrejtë dhe e pamoralshme që këtë pozicion të ngarkohem me një pozitë e cila do i shkakton probleme politike koalicionit apo qeverisë së re”, ka thënë Kusari për EO.

Mimoza Kusari-Lila e cila ka qenë ministre në qeveritë e kaluara, poqë se dy palë zgjedhje kandidon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se do të bisedohet me partitë e tjera për postin e presidentit.

Për këtë çështje ajo tha se partitë politike “nuk kanë interes” të shkojnë në zgjedhje, posa ato kanë mbaruar.

“Nuk e besojmë që partitë të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhje e shohin si moment të duhur të paktën që të shkohet në zgjedhje  natyrisht që pozita dhe zyra e presidentit në këtë rast presidentes paraqet personin e autoritetin unifikues dhe po besoj që mbështetja e madhe që i është dhënë Vjosa Osmanit në këto zgjedhje me personin më të votuar ndonjëherë në Kosovë me 300 mijë vota tregon që për herë të parë arrihet komplet qëllimi i të pasurit një person që ka mbështetje popullore masive siç e ka Vjosa Osmani”, theksoi Kusari-Lila. /Insajderi.com