Mimoza Kusari – Lila reagon për shkak të numrit të madh të vdekjeve me Covid-19

Mimoza Kusari – Lila reagon për shkak të numrit të madh të vdekjeve me Covid-19

Kryetarja e Alternatives, Mimoza Kusari – Lila, ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve brenda dy ditëve në Kosovë, si pasojë e infektimit më Coronavirus, njofton Insajderi.

Kusari – Lila, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur fillimisht ngushëllime për të gjitha familjarët e të vdekurve nga Covid-19 në përgjithësi dhe këto dy ditë ne veçanti.

Ajo gjithashtu ka uruar edhe shërim për të gjithë të prekurit me Covid-19 që aktualisht janë duke u trajtuar.

Më pas Kusari – Lila, ka thënë se kjo është një kohë e vështirë dhe e pa parë deri më tani, duke porositur që të adoptohemi me realitetin e ri të masave në mënyrë që ta tejkalojmë sa më parë këtë situatë.

“Po ballafaqohemi me një realitet të rëndë dhe të paparë deri më tani, por sa më parë që adaptohemi realitetit të ri dhe masave mbrojtëse si pjesë e përditshmërisë, aq më parë e tejkalojmë këtë periudhë të rëndë”.

Gjendja me Covid-19, është shumë e rënduar në Kosovë si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve, si dhe nga ana tjetër këtë situatë e ka bërë edhe më të vështirë numri i madh i vdekjeve brenda këtyre dy ditëve, ku janë regjistruar gjithsej 32 vdekje./Insajderi.com