Mimoza Kusari reagon pse nuk e bëri hesap Presidenti Thaçi

Mimoza Kusari reagon pse nuk e bëri hesap Presidenti Thaçi

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari ka reaguar pasi që presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk e ka ftuar në takim, së bashku me liderët tjerë të partive politike.

Kusari ka shkruar në Facebook se sot e ka kuptuar se presidenti i vendit nuk e konsideron të denjë për kryetare të partisë një grua.

“Sot e kuptova se Presidenti i vendit nuk e konsideron të denjë zyrtarisht një grua Kryetare të partisë Alternative, ish – zv/Kryeministre me titull ashtu si i kishte karakterizuar burrat kryetar të partive që i kishte ftuar, me tituj të posteve që i kanë mbajtur më herët. Nëse Presidenti i vendit e konsideron veten dhe rolin e tij si faktor unifikues për vendin, atëherë sot si shumëherë tjera ai dhe kabineti i tij e treguan se çdo gjë mund të jenë, vetëm unifikues jo. Nuk e di se çfarë mund të ishte aludimi i tyre për këtë mosftesë, por duke e ditur se gjithmonë sigurohen të jenë të “mbuluar me letra”, i këshilloj të verifikojnë në KQZ kënd e përfaqësoj unë”, ka shkruar ajo.

Presidenti Hashim Thaçi sot është takuar me të gjithë liderët e partive politike me përjashtim të Albin Kurtit i cili e refuzoi ftesën dhe Behgjet Pacollit i cili nuk ndodhej në Kosovë.