‘Mini-Shchengen-i’ i Këngës Magjike, në festival s’do të këndohet më vetëm shqip, por edhe në gjuhën sllave

‘Mini-Shchengen-i’ i Këngës Magjike, në festival s’do të këndohet më vetëm shqip, por edhe në gjuhën sllave

Nuk janë të pakta kritikat për festivalet shqiptare, në veçanti për festivalin e njohur si “Kënga Magjike”, shkruan Insajderi.

E ky i fundit nuk duket të jetë fort i pëlqyer pikërisht për faktin se për vitet të tëra vihet në mëdyshje mënyra se si këngëtarët pjesëmarrës i japin votat për kolegët e tyre.

Rasti më i njohur është ai me kantautorin, Flori Mumajesin, i cili u kryqëzua nga kritikat veç pse votat maksimale i kishte marrë pikërisht nga këngëtarët të cilëve ua kishte bërë këngët, vota këto të cilat ia dhanë edhe vendin e parë.

MOS E HUMBISNI > Majku i thotë moderatores në emision: “A kishe bo seks me…”

Ndonëse ky festival qysh nga viti 2016-të po përpiqet të sjellë “Risi” deri më sot më shumë ka marrë kritika se lëvdata. E tash, për të shkuar edhe më larg me ‘risitë’ e tyre, Festivali ku shumica e këngëve kanë qenë në shqip ka futur në konkurrencë edhe këngë sllave.

Është këngëtarja Lina Pejovska nga Maqedonia e Veriut ajo e cila do të konkurrojë me artistët shqiptar në “Kënga Magjike 2019” me këngën e titulluar “Neka te Boli”.

Duket se televizioni në të cilin transmetohet ky festival, i ka në qejf këngët sllave sepse edhe në vitin 2014-të, kishte provuar që tek “Kënga Ime” të sjellë për të performuar, këngëtarin serb Zdravko Colic e që atë kohë kishte bërë bujë të madhe, sidomos në Kosovë, shkruan Insajderi.

MAJKU DHE ONATI NË REVIEW

Në anën tjetër, bazuar në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike 2019”, ‘këngëtarja maqedonase Lina Pejovska ka zgjedhur të bashkëpunojë me një prej emrave më të njohur në fushën e muzikës si Darko Dimitrov dhe ka publikuar 3 këngë të saj, duke arritur miliona klikime në YouTube.

Shkrimi në faqe vazhdon me lartësimin e këngëtares Maqedonase duke shkruar se ‘Lina është një këngëtare e vlerësuar me çmime të ndryshme në festivalet muzikore ku ajo ka qenë pjesëmarrëse. Lina Pejovska vjen për herë të parë në Kënga Magjike, nën kategorinë New Artist International me këngën “Neka te boli” (Le të të dhembë)‘.

Në rregulloren e festivalit thuhet se ‘në këtë kategori (International Artist) marrin pjesë artistë të cilët vijnë nga shtete të huaja dhe kanë kombësi jo shqiptare. Ata konkurrojnë edhe në kategorinë Big edhe në Kategorinë New Artist, ku si bazë për këtë shërbejnë të njëjtat kritere si edhe për artistët shqiptarë.’

Për ndryshe, Pejovska në “Instagram” ndiqet nga më shumë se 57-mijë njerëz gjë që tregon se ajo është e re në këtë fushë. Kënga e saj në YouTube deri më tash ka marrë vetëm 37-mijë shikime.

SHIKO > Ky është reagimi epik i MC Kreshës, kur i lexon lajmet për ‘martesën’ e tij

Komentet për këngëtaren janë kryesisht pozitive, derisa për festivalin tashmë ka reagime të shumta, sidomos në llogarinë e moderatorit Gjebrea i cili ka pasur edhe një debat të gjatë me komentuesit të cilët i janë ankuar për kategorinë e ametistëve të huaj.

Meqë “Kënga Magjike” në përgjithësi “ka bërë namin” me promovimin e artistëve të rinj shqiptar, e ka parë të rrugës të shkojë edhe më larg duke sjellë në skenë artistë që askush s’ka dëgjuar për ta, si rasti i Linës dhe disa këngëtarëve tjerë të huaj që pritet të performojnë.

/ © Insajderi – Review /