Ministrat e PDK-së tentojnë t’i shmangin zgjedhjet – Veseli përgjigjet

Ministrat e PDK-së tentojnë t’i shmangin zgjedhjet – Veseli përgjigjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po vazhdon mobilizimin e degëve për zgjedhje të nacionale ndonëse bashkpartiakët e tij janë kundër tyre, shkruan Insajderi.

Sot, nëpërmjet një komunikate për media, ai ka treguar se ka qenë  në Viti dhe Kaçanik, ku ka konfirmuar se atje kanë nisur përgatitjet intensive për zgjedhje, e sipas tij edhe për fitore.

“Kjo fitore e jona do të jetë fitore e Kosovës në Dekadën e Re, për t’i hapë rrugë perspektivës së vendit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Veseli para anëtarëve të këtyre dy degëve.

Veseli ka thënë se ka një optimizëm e mobilizim të madh në të gjitha degët.

Kujtojmë se zv.kryeministri Enver Hoxhaj, ministri i Financave  Bedri Hamza dhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, të cilët vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), para pak ditësh janë deklaruar kundër mbajtjes së zgjedhjeve duke u arsyetuar se nuk ka fonde për të shkuar në zgjedhje./ Insajderi.com