Ministri Abdixhiku priti në takim ambasadorin e Gjermanisë

Ministri Abdixhiku priti në takim ambasadorin e Gjermanisë

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të martën (11.02.2020), ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt.

Në takim njohës, ministri Abdixhiku i informoi për planin qeverisës në dikasteret që ai drejton
dhe projektet që janë me prioritet.

Më tutje, Abdixhiku falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së
Kosovës dhe shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.