Ministri austriak dëshiron ta shfuqizojë lëvizjen e akrepave të orës

Ministri austriak dëshiron ta shfuqizojë lëvizjen e akrepave të orës

Ministri i transportit, inovacionit dhe teknologjisë i Austrisë Norbert Hofer paralajmëron se, gjatë kryesimit të vendit të tij në BE, do të angazhohet për shfuqizimin e lëvizjes së kohës dimërore në atë verore.

Ai ka thënë se për këtë temë tashmë ka  biseduar me komisionaren  për transport Violeta Buc.

Deri më 18 gusht qytetarët e BE mund të deklarohen, nëpërmes të hulumtimit elektronik të opinionit publik, se a dëshirojnë ta mbajnë ndërrimin e kohë apo duhet të hiqet kjo praktikë.

Hofer ka paralajmëruar se, nëse ekziston shumica për heqje, do të angazhohet në mënyrë masive që të ndërpritet kjo praktikë e ndërrimit të kohës.

Ai tashmë një kohë të gjatë kërkon që ky ndërrim i kohës të shfuqizohet.

“Ekzistojnë rezultatet e hulumtimeve për ndikimin negativ të kësaj praktike në shëndet. Kursimi i dëshiruar i energjisë me lëvizjen e akrepave ishte shumë i vogël. Përveç kësaj ndërrimi i kohës i vështirëson aktivitetet afariste dhe marrëveshjet mbi transportin”, është i bindur Hofer./Insajderi.com.