
Ministri i Austrisë, Gernot Blumel, i cili është duke qëndruar për një vizitë në Kosovë, ka folur rreth idesë së presidentit të vendit, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve.
Pas një takimi me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ata kanë mbajtur një konferencë të përbashkët ku kanë folur edhe për liberalizim të vizave.
Ministri, Blumel ka thënë se nëse për Austrinë e rëndësishme është që këto dy shtete të pajtohen dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.
“Ne kemi një qëndrim të qartë për këtë çështje, nëse këto dy shtete pajtohen për një zgjidhje të qëndrueshme për ty palët ne nuk e kundërshtojmë atë. E rëndësishme është që këto dy shtete të pajtohen për një zgjidhje të përbashkët”, ka thënë Blumel.
Ndërsa lidhur me liberalizimin e vizave ai tha se Tani është çështja që shtetet anëtare të ecin përpara dhe ne mendojmë që ky është një hap për Kosovën drejt BE-së. /Insajderi.com