Ministri austriak përgënjeshtron informacionet për origjinën e njërit prej terroristëve në sulmin e Vjenës

Ministri austriak përgënjeshtron informacionet për origjinën e njërit prej terroristëve në sulmin e Vjenës

Kryeredaktori i gazetës austriake ‘Falter’ Florian Klenk, deklaroi se njëri nga terroristët e sulmit të Vjenës “ka rrënjë shqiptare”, gjë që bëri të reagojë edhe ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, njofton Insajderi.

Meqë u raportua që njëri nga atentatorët e sulmit terrorist në Austri kishe prejardhje me origjinë shqiptare e që vinte nga Maqedonia e Veriut, këto pretendime i ka përgënjeshtruar ministri Nehammer.

Ai në një konferencë për media ka thënë edhe se çdo informacion i pakonfirmuar nxjerr nga pista hetimin, i cili akoma është duke u zhvilluar.

“Në këtë moment nuk mund të themi asgjë për derisa hetimi vazhdon. Bëhet fjalë për çështje të ndjeshme dhe nuk duam t’i humbim gjurmët drejt zbardhje së rastit. Në këtë moment nuk kemi nevojë për kualifikime dhe hipoteza”, tha Karl Nehammer, ministër i Punëve të Brendshme në Austri. /Insajderi.com