Ministri Berisha i kundërpërgjigjet Bekë Berishës rreth përzgjedhjes së kandidatëve për ushtarë

Ministri Berisha i kundërpërgjigjet Bekë Berishës rreth përzgjedhjes së kandidatëve për ushtarë

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha i është përgjigjur deputeti të AAK-së, Bekë Berisha në lidhje me dyshimet për përzgjedhjen e kandidatëve për ushtarë të Kosovës.

Ministri Berisha për Insajderin ka thënë se nuk e ka parë shkrimin e deputetit Berisha, por ka ftuar të gjithë kandidatët që mendojnë që iu është bërë shkelje ta ushtrojnë të drejtën për ankesë.

“Ne do të dalim me deklaratë zyrtare, ne po e presim raportin, se tani vetëm faza e parë është kryer, nuk ka përfunduar i tëri. Ne do t’i ftojmë të gjithë ata që mendojnë që ka pasur ndonjë shkelje ose diçka të dyshimtë, të bëjnë ankesën në personel. I gjithë sistemi ka qenë i monitoruar me kamera dhe kanë mundësi me pas qasje në testet e tyre, kushdo që mendon se ju ka bërë e pa drejt”, ka thënë Berisha për Insajderin.

Ministri ka theksuar se janë të interesuar që të krijojnë një ambient kur përzgjidhen kandidatët më të mirë.

“Jemi të hapur edhe që jo vetëm deputeti se nuk e kam parë as prononcimin e tij, por kushdo që mendon është në interes tonin me kriju një ambient të mirë ku kanë me u përzgjedh më të mirët”, është shprehur ai.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha gjatë ditës së sotme ka deklaruar se ka pranuar dhjetëra mesazhe zhgënjyes nga kandidatët për ushtarë e policë, të cilët kanë qenë të bindur se e kanë dhënë testin 100%. Madje, ai ka theksuar se ka disa fakte se në përzgjedhjen e kandidatëve për policë ka pasur shkelje./Insajderi.com

Bekë Berisha hedh dyshime për konkursin në FSK e polici – kërkon sqarim nga ministrat Berisha e Mustafa