Ministri Bislimi tregon sa para u grumbulluan nga diaspora në fondin për Covid-19

Ministri Bislimi tregon sa para u grumbulluan nga diaspora në fondin për Covid-19

Brenda një jave që nga hapja e llogarisë për mbledhjen e fondeve nga diaspora për menaxhimin e situatës me Covid-19, janë grumbulluar 321 mijë euro e 663 euro, shkruan Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, i cili ka specifikuar edhe shtetet prej nga janë dërguar me së shumti mjete financiare.

Sipas tij, janë bashkëatdhetarët nga Gjermania ata që kanë dhuruar me së shumti, gjithsejtë 180 mijë euro.

Statusi i plotë i ministrit Bislimi:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës.  ​/Insajderi.com