Ministri Bislimi vizitoi ATK-në: Do të mbështesë kërkesat e adresuara që të arrihen objektivat e planifikuara

Ministri Bislimi vizitoi ATK-në: Do të mbështesë kërkesat e adresuara që të arrihen objektivat e planifikuara

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast ka takuar menaxhmentin e ATK-së.

Ministri Bislimi tha se Ministria e Financave dhe Transfereve do të mbështesë çdoherë ATK-në, si dhe do t’i trajtoj me përkushtim të gjitha kërkesat e adresuara, në mënyrë që të arrihen objektivat e planifikuara.

Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, e njoftoi ministrin Bislimi për planet e ATK-së për vitin 2020, si dhe të arriturat gjatë vitit paraprak, me theks të veçantë potencoj zvogëlimin e borxheve tatimore, për të cilat ATK ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Përveç rezultateve të arritura, Murtezaj po ashtu përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet administrata tatimore.