fbpx

Ministri britanik: Rusia duhet të paguaj për provokimet e saja

Britania e Madhe duhet të jetë e gatshme që pas “Brexitit” ta rrisë praninë e saj globale si dhe fuqinë ushtarake, ndërsa Rusia duhet të paguaj për provokimet e saja, pretendohet në një pjesë të fjalimit të ministrit britanik të mbrojtjes Gavin Williamson, të cilën e transmeton agjencia Reuters.

Ministri britanik: Rusia duhet të paguaj për provokimet e saja

“Brexsiti” na ka sjellë deri te një moment i madh në historinë tonë. Momenti kur duhet ta rrisim praninë tonë globale, fuqinë e armës sonë dhe ta rrisim peshën tonë”, pretendohet në fjalimin e Williamsonit të cilin ministri sot do ta mbajë në Londër.

Williamson gjithashtu konsideron se kufijtë në mes të paqes dhe luftës janë “mjegulluar”, ndërsa Britania e Madhe dhe aleatët e saj duhet të jenë të gatshëm të “përdorin fuqinë e tyre për pasqyrim të interesave të tyre”.

Gjithashtu pretendohet se ministri do t’i forcojë lidhjet ushtarake me SHBA dhe se Britania e Madhe do të përkrahë thirrjen e presidentit amerikan për vendet e NATO-s t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje në mënyrë që ta luftojnë sa më mirë provokimin rus.

“Rusia duhet të paguaj për veprimet e saja”, shton Williamson.

Përveç kësaj, ministri i mbrojtjes do të flet edhe mbi parametrat e misionit të parë të aeroplanmbajtësit më të madh britanik “Mbretëresha Elizabeta”. Kjo anije do të përdoret në rajonin e Mesdheut, Lindjes së Afërt dhe në Paqësor, ndërsa në anije do të gjenden dy eskadrila të aeroplanëve britanikë dhe amerikanë F-35./Insajderi.com.