Ministri gjerman: Lufta është e mundur nëse Irani vazhdon t’i konfiskojë anijet tregtare

Ministri i jashtëm gjerman ka paralajmëruar se lufta është e mundur nëse Irani vazhdon të konfiskojë anijet tregtare të vendeve tjera.

Ministri gjerman: Lufta është e mundur nëse Irani vazhdon t’i konfiskojë anijet tregtare

Veprimet e Iranit po kontribuojnë “spirales së përshkallëzimit” e cila mund të sjellë deri te lufta, ka thënë ministri Heko Maas për gazetën gjermane “Bild”.

Konfiskimi i tankerit britanik të premten, e për një kohë të shkurtër edhe të dytit, duke se gjendjen në Gji po e bën shumë më të rrezikshme se që ishte ndonjëherë. Maas ka thënë se në shpërthim eventual të pakontrolluar ushtarak nuk do të ketë fitues, por vetëm humbës.

Ministri gjerman ka bërë thirrje për liderët iranianë që t’i përmbahen dhe të mos vazhdojnë me spiralen e përshkallëzimit.

Maas ka thënë se përpjekjet e Evropës janë koncentruar në ruajtjen e kanaleve diplomatike të hapur për “zërat e arsyes”, përkundër sfidave.

“Bëhet fjalë për parandalimin e luftës”, ka thënë ministri Maas./Insajderi.com.