Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë parakusht për përshpejtimin e negociatave për pranim të Serbisë në Bashkimin Evropian, përcjell Insajderi.
Megjithatë, ai ka vlerësuar se procesi i dialogut midis dy vendeve është i rëndësishëm.
Këto deklarata Sijarto i ka bërë në një intervistë dhënë për mediumin serb Tanjug.
“Nuk është vetëm interes i Serbisë që të anëtarësohet në BE, por po ashtu edhe interes i BE-së që ta ketë Serbinë në mesin e anëtarëve të saj”, ka thënë kryediplomati hungarez.
Ai është shprehur se është turp për BE-në që nuk e ka hapur asnjë kapitull për Serbinë gjatë vitit të kaluar./Insajderi.com